A do të shtyhet sërish ‘El Clasico’, ja çfarë thotë presidenti i Barçës

A do të shtyhet sërish ‘El Clasico’, ja çfarë thotë presidenti i Barçës

16:39, 12/12/2019

Josep María Bartomeu ka thënë se ‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet më 18 dhjetor.

Kjo ndeshje pritej të zhvillohej gjatë muajit tetor, por është shtyrë shkaku i protestave që po zhvilloheshin në Barcelonë.

Ditëve të fundit ka pasur disa zëra se mund të ketë një shtyrje tjetër të kësaj ndeshje, pasi policia nuk ka pranuar të ofrojë siguri.

Por, është tani presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, që ka deklaruar se kjo ndeshje do të zhvillohet.

“El Clasico do të luhet, nuk do të shtyhet. “Camp Nou” është një hapësirë e shprehjes së lirë. Dua të dërgojë një mesazh për normalitet. Le të vijnë të gjithë, dhe El Clasico do të jetë një festë e sportit dhe qytetarisë”, ka deklaruar Bartomeu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco