Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Ndeshja me Tiranën, Demi: Dëshira është të fitojmë, por...

Ndeshja me Tiranën, Demi: Dëshira është të fitojmë, por...

16:25, 12/12/2019

Ditën e nesërme luhet derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës. President ii Partizanit, Gazmend Demi ka dhënë një intervistë për “ABC News” ku ka folur për këtë sfidë.

Demi u shpreh se pret fitoren , por është 90 minutëshi në fushë që e përcakton rezultatin si dhe paraqitja e çunave.

Kreu i kampionëve në fuqi ndalet edhe te humbja e fundit përballë Bylisit dhe trajneri Lerda, teksa ka një mesazh edhe për lojtarët dhe menaxherët e ndryshëm.

“Si gjithmonë pres që të fitojmë. Dëshira është të fitojmë, megjithatë rezultatin e përcakton 90 minutëshi dhe si do paraqiten çunat në fushë. Në ndeshjen me Ballshin, pjesa e dytë ishte, mund të them realisht masakër.

Kam folur edhe me çunat, ata bëjnë edhe justifikimet e veta, jo fusha, terreni, ç’rëndësi ka, por ishte një Partizan që më la shije të keqe. Mendoj ta kemi mbyllur atje, sepse ekipi i ka të gjithë kushtet. Edhe stolin e ka më të fortë se vjet. Sot isha tek ekipi, ishin entuziastë, shpresoj që të shkojë me sukses.

 

Çdo ndërmarrje punon me disiplinë. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit të bëjmë çfarë të duam. As unë vetë që jam pronari dhe presidenti nuk mund të bëj ç’të dua me atë fanellë. Është një fanellë që ka shumë peshë mbi supe. Është historia e Shqipërisë, siç janë dhe disa ekipe të tjera, por ndër to është edhe Partizani. Lojtarët ndoshta janë të rinj, janë këta grupimi i menaxherëve, që për opinionin tim janë pak ‘llapa llapa’ shumë.

Lerda? Edhe një person jashtë trajnerllikut, për t’u ambientuar në një ambient do kohën e vet. Mendoj se futëm një risi. Këtë e gjykojnë teknikët. Nuk jam entuziast aty ku mendoja për investimet që kemi bërë, por shoh që frymë e bashkëpunimit është serioze”, tha Demi. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco