Lazio pa Strakoshën në Europa League

Lazio pa Strakoshën në Europa League

15:45, 12/12/2019

Lazio luan sot shansin e fundit në Europë, aty ku në Ligën e Europës e sheh veten në vendin e tretë dhe i duhet me doemos fitorja e njëkohësisht të shpresojë që Celtic të mundë skuadrën e Renes.

Skuadra italiane ka gabuar shumë në fazën e grupeve dhe tashmë rrezikon seriozisht eliminimin, teksa trajneri Simone Inzaghi ka bërë edhe disa ndryshime.

Për ndeshjen në transfertën kundër Rene, Inzaghi ka lënë jashtë Thomas Strakoshën dhe Milinkoviç-Saviç.

Të dy futbollistët janë lënë për të pushuar pas ngarkesës së shumtë që kanë pasur, teksa një tjetër shqiptar ka zëvendësuar portierin Strakosha.

Në listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen e radhës, është edhe Marko Alia.

Portieri i talentuar i Primaverës, ka spikatur me të rinjtë e kësaj skuadre dhe shpesh herë, Inzaghi e ka grumbulluar me ekipin e parë dhe njëkohësisht është stërvitur me ekipin e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco