Egbo gjen metodën e karikimit: Në kohën time Tirana e niste ndeshjen 1-0

Egbo gjen metodën e karikimit: Në kohën time Tirana e niste ndeshjen 1-0

14:28, 12/12/2019

Manuel Egbo, është ai trajneri që do të drejtojë Tiranën, në derbin përballë Partizanit, ditën e nesërme.

Egbo ka folur përpara mediave, për këtë sfidë dhe ka thënë se skuadra duhet të japë maksimumin në fushën  e lojës, duke mos e pasur mendjen në faktin që kanë shumë kohë pa fituar.

Derbi? - “Është si ndeshje e radhës, por është derbi dhe ka shumë interes. Është shumë e vështirë normalisht. Nuk e shoh për objektivat, por si ndeshje që duhet fituar. Duam të marrim maksimumin. Jemi 6 pikë nga vendi i parë dhe do të futemi në fushë vetëm për të fituar”.

Trajneri i duhur për këtë ndeshje? - “Nuk e di nëse jam apo jo i duhuri, por më kanë dhënë besim për të drejtuar skuadrën në këtë takim. Më shumë nuk di, por di që jam i detyruar të vazhdoj. Nuk jam unë gati për të shkuar deri në fund të sezonit. Te Tirana ka nevojë për trajner me më shumë eksperiencë. Kam drejtuar Bylisin, por Tirana duhet të ketë një staf dhe sa të kalojmë këtë ndeshje, do të vendoset”.

Tirana? - “Nuk na mungon asgjë për të fituar. Duhet të luftojmë çdo ndeshje, duhet durim. Nuk duhet të mendojmë kohën se sa kohë kemi pa fituar dhe të dalim jashtë detyrave nga presioni. Është pak e vështirë, ata janë të parët. Ne jemi më poshtë. Një arsye tjetër që na motivon është kjo. Nesër do japim 100 për qind nga kapaciteti ynë. Me ato tre pikë mund të lehtësohet më shumë kjo situatë që po kalojmë”.

Mungesat? - “Nuk kemi vetëm në mungesa, kanë edhe ata. Nuk kemi Hasanin, Dungën, Kalenë dhe Osmanin”.

Fanella e Tiranës? - “Në kohën time ka qenë epokë tjetër. Kur kemi dalë kampion kemi qenë më ndryshe. Kur fillonte ndeshja, fillonte 1-0 për Tiranën, ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar. Të gjitha skuadrat janë aty ndërsa në kohën time ishin vetëm Tirana, Partizani dhe Dinamo”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco