Milani ndjek ‘pistën Mandzukic’, nëse nuk vjen Ibrahimovic

Milani ndjek ‘pistën Mandzukic’, nëse nuk vjen Ibrahimovic

12:33, 12/12/2019

Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë kthimit te Milani në Serinë A, megjithatë, kohëzgjatja e kontratës duket se po vonon përgjigjen përfundimtare të gjigantit suedez.

Në këto kushte, për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e “Djallit” po studiojnë edhe alternativa të tjera.

Sipas “Corriere dello Sport”, emri që ka dalë në skenë orët e fundit është Mario Mandzukic, i cili nuk sheh të ardhme te Juventusi dhe nuk ka ndërmend të presë verën e ardhshme për t’u larguar nga bardhezinjtë.

Gjithsesi, Ibra mbetet zgjedhje e parë dhe vetëm nëse dështojnë tratativat me 38-vjeçarin do të merret në konsideratë pista “Mandzukic”.

Dy klubet e Serie A prej kohësh kanë patur kontakte edhe për mbrojtësin turk Demiral, që nuk ka një rol të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër”, por që mund t’u bëjë shumë punë kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco