Zidane sfidon Liverpoolin: E eliminojmë ne

Zidane sfidon Liverpoolin: E eliminojmë ne

09:50, 12/12/2019

Zinedine Zidane u tall me gazetarët duke thënë se skuadra e Real Madridit s’do ta kishte aspak problem ta mposhte kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Liverpoolin, në fazën e 1/8 të finales.

Gjiganti i La Ligës e kishte siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve para fitores me rezultat 3-1 kundër Club Brugge të mërkurën dhe tani vëmendja do të kalojë te shorti për raundin e radhës, që do të hidhet të hënën.

Real Madridi e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë të Grupit A, pesë pikë prapa Paris Saint-Germainit, që do të thotë se shorti do t’i radhitë madrilenët kundër fituesit të një grupi tjetër, ndër të cilët është edhe kryesuesi i Premierligës, Liverpool.

Kur u pyet se a është skuadra e Jurgen Kloppit ekipi për t’u mposhtur në Ligën e Kampionëve, Zidane buzëqeshi dhe tha: “Nëse ne do të luajmë kundër Liverpoolit, do t’i eliminojmë ata”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco