Buffon bëhet lojtari i dytë më i vjetër në moshë që luan në Champions

Buffon bëhet lojtari i dytë më i vjetër në moshë që luan në Champions

22:47, 11/12/2019

Në ndeshjen e sotme të Juventusit ndaj Bayern Leverkusen në Champions League, Gianluigi Buffon ka vendosur një rekord personal.

Portieri italian është bërë lojtari i dytë më i vjetër në moshë që luan në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, i lënë pas vetëm nga një bashkëkombës i tij.

Buffon shkroi emrin mes atyre të aktivizuar në moshën 41 vjeç e 317 ditë, duke qenë tashmë i dyti në renditjen e “plakushëve” të turneut. I vetmi që ka luajtur në një moshë më të madhe është  italiani Marko Balota.

Ky i fundit, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme te Lacio u kthye nga portier i tretë në portier të parë në vitin 2007 dhe luajti në Ligën e Kampioneve ndaj Real Madrid kur ishte në moshën 43 vjeç e 252 ditë.

 Kjo duket një moshë e paarritshme për Bufon dhe për çdo futbollist tjetër, një rekord që vështirë se do ta thyejë ndokush tjetër në historinë e turneut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco