Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

FOTO+VIDEO/ Kaos përpara sfidës mes PSG dhe Galtasarayt, tifozerit përleshen midis tyre

FOTO+VIDEO/ Kaos përpara sfidës mes PSG dhe Galtasarayt, tifozerit përleshen midis tyre

20:09, 11/12/2019

Në orën 21:00 luhet ndeshja mes PSG dhe Galatasarayt, e vlefshme për javën e fundit në Champions League.

Përpara fillimit të kësaj sfide në rrugët e Parisit ka shpërthyer kaosi. Takimi i cili është nën rrezik zhvillimi për shkak të problemeve me forcat e sigurisë që kishin bojkotuar ndeshjen, është paraprirë nga përleshje në rrugët e qytetit pranë stadiumit ku sot zhvillohet sfida.

Nuk dihet akoma si ka nisur sherri, por nga informacionet jozyrtare flitet se tifozët e PSG  kanë sulmuar me fishekzjarrë tifozët e Galatasarayt. Këta të fundit janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë dhe midis të dy palëve ka filluar një përleshje.

 Kjo ka detyruar policinë franceze, e shumtë në numër për këtë ndeshje që është cilësuar e rrezikshmërisë së lartë, që të përdorë forcën për të ndarë dy tifozeritë të cilët po shkaktonin kaos në rrugët e qytetit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco