Gattuso flet si trajner i Napolit: Objektivi është Championsi, Ancelotti është baba për mua!

Gattuso flet si trajner i Napolit: Objektivi është Championsi, Ancelotti është baba për mua!

19:09, 11/12/2019

Genaro Gattuso edhe zyrtarisht është trajner i Napolit.

Ai do të zëvendësojë, Carlo Ancelottin, i cili u shkarkua mbrëmë edhe pse arriti ta kualifikojë skuadrën në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Gattuso e ka quajtur “baba” paraardhësin e tij duke thënë se ka mësuar shumë nga ai për shumë kohë dhe ka premtuar se do të punoj shumë për të rikthyer Napolin.

“Ancelotti është baba për mua, në gjithë këto vite ai gjithmonë ka qenë pranë meje dhe më ka ndihmuar në të gjitha situatat. Ai fitoi gjithçka, unë ende duhet të dëshmoj aq shumë”, ka thënë Gattuso në konferencën e tij të parë si trajner i Napolit.

“Objektivi është të rikuperojmë pikët dhe të fitojmë pozicione të dobishme për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve”.

“Ne duhet të punojmë mirë, të rikuperojmë pikët dhe të dalim nga ky moment delikat”, tha ndër tjerash Gattuso.

Gattuso më parë ka drejtuar skuadrën e Milanit, por ka qenë edhe trajner i Sionit dhe Palermos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco