Lojtari i Inter-it u kap mat në duelin kundër Barçës, 'plasin' polemikat pas këtyre imazheve

Lojtari i Inter-it u kap mat në duelin kundër Barçës, 'plasin' polemikat pas këtyre imazheve

17:14, 11/12/2019

Sikur të mos mjaftonte zhgënjimi për eliminimin nga Champions League, në shtëpinë e Inter-it kanë shpërthyer polemikat rreth mbrojtësi të krahut të huazuar nga Fiorentina, Cristiano Biraghi.

Në qendër të vëmendjes ka përfunduar një imazh i marrë nga ndeshja kundër Barcelona-s, që ka kapur një nga palestrinat e futbollistit zikaltër, mbi të cilën lexohet fraza ("Vae victis", "Probleme për humbësit") dhe shihen simbole fashiste. 

Në Tëitter kanë shpërthyer kritikat e tifozëve, të cilët kanë kërkuar që të merren masa kundër lojtarit.

Në faqen e tij në Instagram, në fakt, janë disa fotografi në të cilat lojtari tregon një tatuazh në gjoks me referencë të qartë fashiste. Gjithashtu, gjatë kohës që ka qenë me Fiorentina-n, Biraghi tregonte në rrjetet sociale palestrinat e tij të personalizuara, një komplet të zezë dhe me mesazhin "Sara Victoria", një tjetër vjollcë me simbolin e Firences, të shoqëruar me mesazhin  "Mai domo".

 

 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

• IBIZA 2K15???????? • #summer #Ibiza #eivissa #holiday #vaevictis #CB34 ??????????

A post shared by Cristiano Biraghi (@cristianobiraghi34) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco