VIDEO/ Sherr masiv mes futbollistëve dhe tifozëve të Lyon, ja shkaku

VIDEO/ Sherr masiv mes futbollistëve dhe tifozëve të Lyon, ja shkaku

17:02, 11/12/2019

Lyon pas barazimit 2-2 kundër Leipzig, arriti që të kualifikohej në fazën e 1/16 të Champions League.

Mirëpo edhe pse kjo ishte një arritje e madhe për francezët, tifozët e Lyon vunë në qendër të kritikave mbrojtësin Maselo. Mbrojtësi nuk ka qenë në formën e duhur dhe ka bërë jo pak gafa këtë sezon.

Ultrasit kanë lëshuar thirrje raciste ndaj tij dhe dje, e kanë degraduar situatën në një nivel tjetër, duke shpalosur një banderolë ofenduese, ku ishte vizatuar një gomar me emrin e Marselos. Depay nuk e pranoi një gjë të tillë dhe është vërsulur drejt ultarsve, duke hequr banderolën.

Image

Kaq u desh dhe situata u agravua dhe degjeneroj në një sherr masiv mes ultrasve dhe lojtarëve, që është bërë viral në media dhe në rrjetet sociale. Është dashur ndërhyrja e policisë, që të qetësoheshin palët, që tashmë duket se kanë hapur një “luftë” mes tyre”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco