FOTO/ Shkarkimi i Ancelottit, trajneri i ri mbërrin në ambientet e klubit të Napolit

FOTO/ Shkarkimi i Ancelottit, trajneri i ri mbërrin në ambientet e klubit të Napolit

16:33, 11/12/2019

Edhe pse Napoli është kualifikuar për në raundin e 1/16-ave, në Ligën e Kampionëve, pasi fitoi me Genkun me rezultatin 4-0, Carlo Ancelotti është shkarkuar nga De Laurentis  që duket se e ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Vendi i Ancelotti do të pasohet nga Gennaro Gattuso, i cili prej sezonit të kaluar është i papunë pas largimit nga drejtimi i Milanit.

Ky i fundit ka arritur marrëveshjen me presidentin, Aurelio De Laurentis, dhe ditën e sotme ka mbërritur në ambientet e klubit.

Në disa foto të siguruara nga gazetari Gianluca Di Marzio, shihet ish-trajneri i Milanit që ka mbërritur në zyrat e Napolit dhe në orën 18:00 pritet të jetë edhe prezantimi i tij para mediave.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco