VIDEO/ Ajax nuk u kualifikua në fazën tjetër të Championsit, shihni reagimin e De Jong

VIDEO/ Ajax nuk u kualifikua në fazën tjetër të Championsit, shihni reagimin e De Jong

16:34, 11/12/2019

Frenkie De Jong u pa shumë i mërzitur në fundin e ndeshjes me Interin. Kjo nuk kishte të bënte me skuadrën e tij Barcelonën, pasi katalanasit fituan me rezultatin 2-1 kundër zikaltërve dhe siguruan vendin e parë në Grupin F.

Në momentin e përfundimit të ndeshjes me Interin, në monitorin e ‘San Siros’ mu shfaqën të gjitha rezultatet e ndeshjeve Champions League.

Sytë e De Jong shkuan direkt tek rezultati i ndeshjes mes Ajax dhe Valencias. Dhe mesfushori 22 vjeçar nuk mund ta fshihte zhgënjimin kur pa që skuadra e tij e zemrës Ajax kishte humbur me rezultatin 0-1 ndaj spanjollëve, duke humbur kështu shansin për t’u kualifikuar në 1/16 e Champions League.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco