Milot Rashica, kandidat për lojtarin e muajit në Bundesligë

Milot Rashica, kandidat për lojtarin e muajit në Bundesligë

15:26, 11/12/2019

Sulmuesi kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është në mesin e gjashtë futbollistëve të nominuar për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Bundesligë.

Milot Rashica i Werder Bremenit, Marcel Sabitzer i Leipzigut, Timo Werner i Leipzigut, Patrick Herrmann i Monchengladbachut, Philipp Max i Augsburgut dhe Christopher Nkunku i Leipzigut janë në garë për t’u zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Bundesligë.

“Ka ardhur koha t’ia rritni vlerësimin, @EASPORTSFIFA. Raketa jonë, Milot Rashica, është nominuar për çmimin Lojtari i Muajit në Bundesligë për muajin nëntor”, shkruan faqja zyrtare e Werder Bremenit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco