VIDEO/ Promo e Partizanit për derbin: Kampionët gati të sundojnë sërish kryeqytetin

VIDEO/ Promo e Partizanit për derbin: Kampionët gati të sundojnë sërish kryeqytetin

14:31, 11/12/2019

Partizani do të luajë në derbi me Tiranën të premten në orën 19:00 në stadiumin Kombëtar “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Një ndeshje kjo me të vërtetë e rëndësishme për të dyja ekipet, të cilat nuk vijnë nga një moment fort i mirë. 

Më e keqe është situata te bardhebtlutë, të cilët vijnë nga një seri e keqe rezultatesh, të cilat kanë sjellë edhe largimin e trajnerit Juljan Ahmataj.

Në prag të këtij derbi, nuk mund të mungonte edhe promoja për këtë sfidë.

Kështu Partizani ka postuar një promo për derbin në “Facebook”, të cilën e shoqërojnë me shkrimin: “Kampionët gati për të sunduar sërish kryeqytetin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco