U gjenden shkopinj bejsbolli, tifozët e Barcelonës shoqërohen në polici

U gjenden shkopinj bejsbolli, tifozët e Barcelonës shoqërohen në polici

14:02, 11/12/2019

Barcelona arriti të triumfonte në “San Siro” duke mundur Interin me rezultatin 1-2, pavarësisht se titullarë kishte shumë rezerva dhe futbollistë nga të rinjtë.

Kjo fitore e Barcelonës, eliminoi zikaltrit nga Liga e Kampionëve, teksa në Milano ishin një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Shumë prej tyre nuk kanë preferuar të hyjnë në stadium dhe kanë qëndruar jashtë, teksa policia ka arritur të pikasë disa tifozë të cilët ishin problematikë dhe me rrezik për pjesën tjetër.

Kështu në polici janë shoqëruar mbrëmë plot 62 tifozë të Barcelonës, të cilët nuk kishin bileta për ndeshjen, por gjithsesi gjendeshin në Milano.

Policia ka marrë disa foto të këtyre tifozëve dhe pas kontrolleve të kryera, janë gjetur shkopinj bejsbolli dhe të tjera mjete të forta që kanë detyruar policinë t’i shoqërojnë për në stacion.

Vetëm pasi ishin boshatisur rrugët e qytetit nga tifozët e Interit, policia i ka liruar spanjollët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco