Ironia e Sergio Ramos: Të krijohet një ‘Top i Artë’ vetëm për Messin dhe Ronaldon

Ironia e Sergio Ramos: Të krijohet një ‘Top i Artë’ vetëm për Messin dhe Ronaldon

13:28, 11/12/2019

Lionel Messi arriti të triumfonte këtë sezon, duke fituar për herë të gjashtë “Topin e Artë”.

Sulmuesi argjentinas la pas vetes Van Dijk dhe Cristiano Ronaldon, i cili nuk mori pjesë dhe e sheh veten në kuotën e 5 “Topave të Artë”.

Në vitet e fundit, Ronaldo dhe Messi kanë dominuar futbollin botëror dhe vetëm Modriç arriti të ndërhynte mes tyre duke fituar.

Ndërkohë, Sergio Ramos ka një propozim interesant sa i përket çmimeve individuale, teksa me ironi thotë: “Duhet të krijohet një ‘Top i Artë’ vetëm për këto dy futbollistë dhe t’i jepet njërit prej tyre në varësi të rezultateve. Kjo do të ishte më e mira për futbollin. Unë do të vazhdoj të luaj deri sa të humbas dëshirën dhe për sa kohë ndihem mirë, do të vazhdoj të jap më të mirën që mundem. E shoh veten mirë dhe shpresoj të bëjë sërish paraqitje të mira në vazhdim”, u shpreh Ramos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco