‘Ejani shijoni magjinë e futbollit tonë!’/ FSHF fton tifozët në derbin Partizani-Tirana

‘Ejani shijoni magjinë e futbollit tonë!’/ FSHF fton tifozët në derbin Partizani-Tirana

12:56, 11/12/2019

Ditën e premte në orën 19:00, kryeqyteti do të shijojë sfidën mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndeshja është përcaktuar të luhet në impiantin e ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”.

Një derbi që këtë herë do të quhet edhe si “derbi i solidaritetit” duke qenë se të ardhurat nga çmimet e biletave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sakaq, Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare ka bërë thirrje që pjesëmarrja të jetë e madhe, teksa sfida është historike pasi do luhet për herë të parë në stadiumin e ri me kushtet më të mira, njëjtë si në impiantet më të mira në Europë dhe botë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco