Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Valverde ndjen keqardhje për Interin: E kishte nivelin për të vazhduar në Champions

Valverde ndjen keqardhje për Interin: E kishte nivelin për të vazhduar në Champions

11:31, 11/12/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, komentoi fitoren ndaj Interit në “San Siro” me rezultatin 2-1.

Skuadra katalanase fitoi ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër zikaltërve, pavarësisht se u fut në fushë me një formacion të përgjysmuar, duke eliminuar ata nga Liga e Kampionëve.

“Në minutat e para ata na bënë një presing të mirë, dhe nuk na lanë që të luajmë. Më pas, e zotëruam mirë topin. Ata ishin nervozë, sepse goli që mund t’i kualifikonte nuk po arrinte, dhe në fund ishim ne ata që fituam.

Mendoj se Interi e kishte nivelin për të vijuar në Champions, bënë ndeshje shumë të mira në grup, por ata ishin nervozë për golin, dhe besoj se kjo luajti një rol të rëndësishëm”, tha Valverde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco