I shënoi gol Interit, talenti i Barcelonës theu këtë rekord në Champions League

I shënoi gol Interit, talenti i Barcelonës theu këtë rekord në Champions League

09:40, 11/12/2019

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë lojtari më i ri që shënon gol në histori të Ligës së Kampionëve, pasi realizoi kundër Interit në garën më të madhe evropiane në moshën 17 vjeçe dhe 40 ditë.

Pak minuta pasi u fut në lojë nga stoli, Fati shënoi golin e fitores së Barcelonës 2-1 duke ia shuar përfundimisht shpresat për kualifikim Interit.

Fati theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997.

“Sapo më treguan për rekordin. Unë jam shumë i lumtur për golin dhe për skuadrën me këtë fitore. Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Fati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco