Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Serbit të Lazios i vjedhin shtëpinë kur po luante kundër Juventusit

Serbit të Lazios i vjedhin shtëpinë kur po luante kundër Juventusit

09:24, 11/12/2019

Ndërkohë që mesfushori serb Sergei Milinkoviç-Saviç shkëlqente në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit në “Olimpico”, hajdutët kishin përfituar nga rasti për të hyrë në vilën e tij dhe për të vjedhur sende me vlerë.

Policia e Formello-s raportoi se ka marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë dhe ka vënë re që kanë qenë tre grabitës që kanë zhvilluar aksionin dhe më pas janë larguar me një makinë që erdhi t’i marrë aty pranë.

Paraprakisht bëhet fjalë për një dëm me vlerë rreth 100 mijë euro, shumë pak prej të cilave janë para kesh, pasi pjesa tjetër janë sende me vlerë si ora dore dhe varëse floriri, unaza, etj.

Milinkoviç shënoi një gol mjaft të bukur përballë bardhezinjve, duke kaluar Lazion në avantazh, ndërsa e shtuna në mbrëmje do të mbetet e paharrueshme për të në të gjitha drejtimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco