Conte flet pas eliminimit të Interit nga Champions League: Meritonim më shumë

Conte flet pas eliminimit të Interit nga Champions League: Meritonim më shumë

08:24, 11/12/2019

Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli për mikrofonët e “Sky Sport”, pas humbjes me Barcelonën në shtëpi, që e la ekipin e tij jashtë Champions League.

Tekniku e pranoi që ekipi i tij meritonte diçka më shumë, por tashmë i mbetet të mbajnë kokën lart, për atë që kanë treguar dhe të punojnë akoma më tepër.

“Kishim mundësi për të fituar, edhe raste të mira madje. Na mungoi cinizmi dhe preçizioni për të konkretizuar atë që krijuam. Kam pak për t’u thënë lojtarëve, pasi dhanë gjithçka. Na mungoi goli i dytë, ndërkohë që goli i shënuar nga Barcelona në fund na vrau.

Janë imazhe të që të bëjnë keq, sepse ai gol na preu këmbët nga të gjitha pikëpamjet. Ne po bënim presing, po krijonim situata për të shënuar.

Më vjen keq për lojtarët sepse dhanë gjithçka në një periudhë të vështirë. Më vjen keq edhe për tifozët, për atmosferën fantastike të krijuar. Na mbështetën që nga fillimi. Mendoj se meritonim diçka më shumë, por tani na mbetet që të përveshim mëngët, Këta çuna duhet të vijojnë të punojnë, dhe të ngrihemi sërish” deklaroi tekniku i zikaltërve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco