Ancelotti: Shpresoj që të jem prapë këtu të shtunën që t’u...

Ancelotti: Shpresoj që të jem prapë këtu të shtunën që t’u...

22:18, 10/12/2019

Napoli fitoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Genk, duke siguruar kështu kualifikimin në raundin me eliminim direkt në Champions Leaguen.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme dhe për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili është përfolur për një largim nga drejtimi i napoletanëve.

Image

Pas sfidës, të gjithë tifozët në stadium u ngritën në këmbë dhe duartrokitën gjatë teknikun në daljen nga fusha, si vlerësim për punën e tij, në pritje që të mësonin se çfarë do të bëhet me të. Por vetë ai la të kuptohet se nuk e mendon për momentin largimin nga radhët e këtij klubi, nëse nuk e shkarkojnë.

“Nesër do të takohem me presidentin De Laurentis dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Unë shpresoj që të jem prapë këtu të shtunën që t’u përgjigjem pyetjeve tuaja”, ishin fjalët e Ançelotit për “Sky” menjëherë pas përfundimit të sfidës. Në mediat italiane qarkullon prej ditësh lajmi se De Laurentis ka gjetur një akord me Ivan Xhenaro Gatuzon dhe do të bëjë ish-mesfushorin e Milanit trajnerin e ardhshëm të skuadrës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco