Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Milani drejt shitjes, ja kush do të investojë 1 miliard euro për aksionet e klubit

Milani drejt shitjes, ja kush do të investojë 1 miliard euro për aksionet e klubit

12:04, 10/12/2019

Mes zërave dhe përgënjeshtrimeve kanë kaluar shumë nga javët e fundit, por, me sa duket, çështja e shitjes së Milanit ka marrë nja aspekt serioz.

“Louis Vuitton” është gati të investojë 1 miliard euro vetëm për të marrë nën zotërim 99,8 për qind të aksioneve të klubit milanez.

Oferta fillimisht nuk u duk se tundoi ndokënd nga pronarët e fondit “Elliot”, por me kalimin e ditëve amerikanët thuhet se janë të gatshëm të heqin dorë nga nisma e tyre.

Bob dhe i biri, Pol Singer, u përfshinë në futbollin italian pas borxhit që i dhanë Jonghong Li.

Fondi nga Shtetet e Bashkuara nuk ka investuar kurrë në sport dhe kuqezinjtë ishin një risi në aktivitetin e tyre që ka një vlerë prej mbi 63 miliardë dollarësh.

Pavarësisht përvojës së pakët, “Elliott” mori përsipër të investonte te Milani, klub në të cilin në dy sezonet e fundit ka investuar diçka më shumë se 300 milionë euro (merkato dhe rritje buxheti).

Me pranimin e kërkesës së kolosit francez të modës, amerikanët do të rikuperonin investimin duke dalë menjëherë nga bota e futbollit italian, ku ka zëra se nuk ndihen komodë.

Sipas “La Stampa”, bisedimet janë në një fazë të avancuar dhe nuk përjashtohet që akordi të arrihet përpara fundit të vitit, teksa kalimi i pronësisë do të ndodhte përfundimisht në fund të sezonit aktual.

Bernard Arno, pronari i “Louis Vuitton”, kërkon prej disa vjetësh të investojë në futboll dhe Milani do të përbënte klubin ideal, duke parë joshjen, por edhe vendndodhjen gjeografike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco