Barcelona-Real Madrid, Federata Spanjolle cakton gjyqtarët e ‘El Clasicos’ së 18 dhjetorit

Barcelona-Real Madrid, Federata Spanjolle cakton gjyqtarët e ‘El Clasicos’ së 18 dhjetorit

09:47, 10/12/2019

Tashmë është zyrtare, Federata e Futbollit të Spanjës ka zbuluar gjyqtarët kryesorë për ndeshjen mes Barcelonës dhe Real Madridit, që do të zhvillohet më 18 dhjetor në “Camp Nou”.

Alejandro Hernandez Hernandez dhe Ricardo de Burgos Bengoechea do të jenë dy kryesorët që do të përkujdesen që gjithçka të shkojë mbarë në “El Clasicon” e 18 dhjetorit.

Alejandro Hernandez Hernandez, gjyqtar me përvojë dhe tashmë i njohur nga Barça e Reali, në të kaluarën ka gjykuar në tre “El Clasico”.

E para ka qenë në sezonin 2015-2016, kur Reali e mundi 2-1 në “Camp Nou” Barcelonën, ndeshje që u fol shumë pasi Sergio Ramos u përjashtua dhe Gareth Bale iu anulua një gol i rregullt.

Më pas ka ndarë drejtësinë në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”, ku Barça fitoi 3-2 me një gol të vonshëm, teksa Ramos sërish u përjashtua me të kuq.

Ndeshja tjetër ka qenë në “Camp Nou” në barazimin 2-2, sfidë në të cilën Marcelos iu mohua një penallti, ndërsa Real Madrid pësoi gol, sepse gjyqtari nuk e ndali aksionin e realizimit edhe pse qartë u pa se Suarez kishte bërë ndërhyrje të palejuar.

Kurse, gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea do të jetë kryesor në dhomën e VAR-it, për të reaguar në rast të rasteve të diskutueshme gjatë 90 minutave në “Camp Nou”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco