FSHF zbulon kush rrezikon shkarkimin nga trajnerët e Kombëtareve të moshave

FSHF zbulon kush rrezikon shkarkimin nga trajnerët e Kombëtareve të moshave

08:21, 10/12/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar përsa i përket takimit të presidentit Armand Duka ditën e djeshme me trajnerët e ekipeve Kombëtare, si dhe drejtorin e tyre, Xhemal Mustedanagiç.

Federata njofton se në analizën vjetore, drejtuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për rezultatet tek moshat, sidomos tej ekipet U-17 dhe U-19, ku pritshmëritë kanë qenë edhe më të mëdha.

FSHF do të vendosë në një moment të dytë rikonfirmimin ose jo të trajnerëve.

Njoftimi i FSHF-së

“Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar ditën e hënë, në ambientet e FSHF, datë 9 dhjetor 2019, një analizë vjetore në lidhje me ekipet përfaqësuese të Shqipërisë.

Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, kanë thirrur në këtë analizë vjetore Drejtorin Teknik, Dzemal Mustedanagic, dhe të gjithë trajnerët e ngjyrave kuqezi, së bashku me teknikët e femrave dhe grupmoshave të Shqipërisë.

Drejtuesit më të lartë të FSHF bënë një përmbledhje dhe shprehën pakënaqësinë për rezultatet sidomos të U-17 dhe U-19 ku pritshmëritë e FSHF ishin më të mëdha.

Në analizë u diskutuan disa çështje që kanë çaluar gjatë kësaj periudhe. FSHF do të vendosë në një moment të dytë për rikonfirmimin në detyrë ose jo të trajnerëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco