Messi nuk luan kundër Interit, flet Valverde: Nuk është hera e parë që...!

Messi nuk luan kundër Interit, flet Valverde: Nuk është hera e parë që...!

23:40, 09/12/2019

Në mbrëmjen e së martës, Interi luan sfidën deçizive për të kaluar grupin në Ligën e Kampionëve.

Në “San Siro” do të zbresë Barcelona e cila nga ana e saj e ka mbyllur çështjen e kualifikimit dhe vendit të parë në grup, ndërsa zikaltërve iu nevojiten me çdo kusht tre pikët.

Lionel Messi u la jashtë skuadrës së Ernesto Valverde për ndeshjen kundër Interit dhe trajneri e shpjegoi arsyen.

Ai këmbënguli që Barcelona duhet të kërkojë fitoren dhe u kujtoi gazetarëve se kjo nuk është hera e parë që Messi, i cili u lëndua në fillimin e sezonit, është jashtë skuadrës.

“Vendimet e brendshme do të mbeten të brendshme”, tha Valverde në një konferencë për shtyp kur u pyet për fituesin e Topit të Artë.

“Këto vendime merren nga trajneri bazuar në atë që ai beson se është më mirë”.

“Ne po kthehemi nga një numër ndeshjesh dhe duke marrë parasysh për atë që kemi ardhur, vendosëm që ai të pushojë”, tha Valverde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco