Arsenali fiton me përmbysje derbin londinez

Arsenali fiton me përmbysje derbin londinez

23:15, 09/12/2019

Arsenali është rikthyer tek fitorja pas plot 9 ndeshjeve.

“Topçinjtë” kanë triumfuar në transfertë 3-1 kundër West Ham-it e vlefshme për javën e 16-të të Premier Leagues.

“Çekanët” kaluan të parët në avantazh me mbrojtësin Ogbonna (38’), rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Por në fraksioni e dytë të lojës Arsenali doli më agresiv në fushën e blertë duke shënuar 3 gola brenda 9 minutash.

Martinelli (60’), Nicolas Pepe (66’) dhe Aubameyang (69’) i dhanë ekipit të tyre triumfin në derbin londinez.

Arsenal tashmë mbetet në vendin e 9 me 22 pikë të grumbulluara, kurse West Ham pozicionohet e 16-ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco