Massimo Moratti: ‘Inter – Barcelona, si një finale e madhe’

Massimo Moratti: ‘Inter – Barcelona, si një finale e madhe’

21:56, 09/12/2019

Ish-pronari i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se sa herë që zikaltrit luajnë kundër Barcelonës ta japim ndjesinë se po luhet një ndeshje finale dhe parashikoi se këto dy klube do të dhurojnë spektakël të martën në mbrëmje.

Gjiganti katalanas vjen në “Giuseppe Meazza” si fitues i grupit, por Interit i duhen tri pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin në fazën tjetër të Champions Leagues.

Ish-presidenti tha se zikaltrit nuk duhet të mendojnë për rezultatin e ndeshjen Borussia Dortmund – Slavia Praga, por të përqendrohen për të fituar ndaj kampionit spanjoll.

“Ndeshja Inter- Barcelonë është gjithmonë e veçantë, për historinë, për prestigjin dhe për cilësinë e madhe që kanë të dy ekipet. Gjithmonë është si finale”, tha Moratti.

“Askush nuk dëshiron të dështojë. Pritjet janë shumë të mëdha prej të dyja klubeve dhe jam i sigurt se do ta shohim një shfaqje madhështore në Giuseppe Meazza”, shtoi ai.

“Interi duhet patjetër të futet në fushë vetëm me një qëllim: për të fituar. Nuk duhet të mendojë shumë për rezultatin në ndeshjen e Dortmundit”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco