Konfirmohet/ Ahmataj largohet nga Tirana, ja kandidatët favorit për stolin bardheblu

Konfirmohet/ Ahmataj largohet nga Tirana, ja kandidatët favorit për stolin bardheblu

18:35, 09/12/2019

Pas humbjes me Kukësin, trajneri Julian Ahmataj është larguar nga drejtimi i klubit të Tiranës.

Trajneri nga Elbasani nuk ka dalë në stërvitje ditën e sotme, teksa seancën e ka drejtuar ndihmësi i tij, Emanuel Egbo dhe përgatitësi atletik, Kosta Jani.

“Balkanweb” ka konfirmuar largimin e trajnerit Ahmataj ndërsa tashmë kryeqytetasit presin emërimin e trajnerit të ri përpara ndeshjes me Partizanin.

I preferuari i Halilit është Gugash Magani, ndërsa në listë është edhe Bledar Devolli. U përfol dhe për një angazhim të Skënder Gegës, që do të ishte një lajm bombastik për faktin se trajneri kampion është i lidhur ngushtë me fanellën e kuqe, por Gega sot është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jeton, duke i hedhur poshtë këto hipoteza.

Ahmataj mori drejtimin e klubit të Tiranës pas largimin të Ardian Memës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco