Reja konfirmon qëndrimin te Kombëtarja: Akordi është arritur

Reja konfirmon qëndrimin te Kombëtarja: Akordi është arritur

14:45, 09/12/2019

Edi Reja do vazhdojë të qëndrojë në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Prej ditësh emri i tij qarkullonte në mediat italiane, për të marrë drejtimin e Napolit, por ai i hodhi poshtë zërat se mund të lërë Kombëtaren.

Reja organizoi një takim në Tiranë, me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi dhe në një prononcim për mediat, foli mbi të ardhmen e tij.

Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me presidentin dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur nga ne apo jo”, shprehet Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco