Rusia përjashtohet për 4 vite nga të gjitha sportet, jashtë Olimpiadës dhe Botërorit

Rusia përjashtohet për 4 vite nga të gjitha sportet, jashtë Olimpiadës dhe Botërorit

11:41, 09/12/2019

Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) e ka dënuar ashpër Rusinë.

WADA ka marrë vendimin për të përjashtuar Rusinë për 4 vjet nga çdo aktivitet ndërkombëtar sportiv për çështjen e dopingut.

Kjo do të thotë se rusët nuk do të marrin pjesë në asnjë garë sportive, duke përfshirë edhe Lojërat Olimpike, por edhe Botërorin e Katarit 2022.

Rusia do të ketë 21 ditë kohë për të apeluar vendimin e rëndë.

Ndërkaq, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka lejuar atletët rusë që janë të pastër nga dopingu për të garuar nën një flamur tjetër.

Lajmi i rëndë për rusët është për ekipin e futbollit, i cili pasi organizoi Botërorin 2018, nuk do të mund të marrë pjesë në Katar 2022.

Sakaq, në EURO 2020 pritet që rusët të marrin pjesë, pasi WADA nuk ka fuqinë të marrë vendim për eventet që organizon UEFA.

Në Kampionatin Evropian 2020, do të jetë qyteti i St Petersburg që do të jetë një nga 12 vendet pritëse të turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco