VIDEO/ Hutohet nga skema e kundërshtarit, portieri pëson golin qesharak

VIDEO/ Hutohet nga skema e kundërshtarit, portieri pëson golin qesharak

22:31, 08/12/2019

Ditën e djeshme, Salzburgu mposhti me rezultatin 5-1 Tirolin, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të, në kampionatin austriak.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati, por një gol pësuar nga portieri gjatë ndeshjes.

, Salzburgu shënoi golin e pestë, i cili ishte me të vërtetë i veçantë.

Vendasit kishin fituar një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare në minutën e 81’ dhe skema e përdorur aty ishte me të vërtetë fantastike, aq sa hutoi edhe portierin.

Portieri u gjet i papërgatitur, për shkak se drejt topit  u nisën 4 futbollistë, duke e mashtruar atë.

Në këtë situatë Osuald pësoi një gol qesharak, i cili i kaloi poshtë këmbëve dhe tashmë ka filluar të bëjë xhiron e rrjetit.

Gafe portieri on Vidnews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco