Juventus i shpërqendruar, Interi me meritë në krye/ Totti analizon kampionatin italian

Juventus i shpërqendruar, Interi me meritë në krye/ Totti analizon kampionatin italian

21:52, 08/12/2019

Francesco Totti, ish-futbollisti legjendar i Romës, ka analizuar kampionatin italian deri më tani.

Gjatë një interviste, Totti foli për ndeshjen Roma-Inter, si dhe për sezonin e deritanishëm të Juventusit dhe Interit.

Për sa i përket ndeshjes, ROMA–INTER , ai është shprehur: “Ka qenë një ndeshje shumë e bukur, Roma ka luajtur hapur dhe u ka marrë një pikë kryesuesve. Kam thënë gjithmonë se Inter, Juve dhe Napoli janë një shkallë më lart se Roma”.

Ndërsa për Juven, Totti ka thënë: “Mendoj se Champions League është objektivi kryesor për Juven pas titujve të shumtë të fituar gjatë këtyre viteve në kampionat. Mendoj se Interi do t’i vërë në vështirësi këtë vit, është një skuadër që nuk dorëzohet me një trajner të madh”.

CONTE – “Ai mund të bëjë mirë dhe të luftojë deri në fund me Juventusin. Është një trajner që motivon ekipin dhe klubin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco