VIDEO/ Zhbllokohet sfida në ‘Renato Dall’Ara’, Milan kalon në epërsi me penallti

VIDEO/ Zhbllokohet sfida në ‘Renato Dall’Ara’, Milan kalon në epërsi me penallti

21:18, 08/12/2019

Në këto momente po luhet ndeshja mes Bolognas dhe Milanit e vlefshme për javën e 15-të në Serinë A italiane.

Milani është duke e mposhtur 0-1 Bolognan në “Renato Dall’Ara”.

Pas 15 minutave lojë, Milani i Stefano Piolit ka kaluar në epërsi kundër Bolognas.

Golin e ka shënuar sulmuesi, Krzysztof Piatek, nga pika e bardhë, për rezultatin momental 0-1, raporton Gazeta Express.

Kuqezinjtë e Piolit vijnë nga fitorja me Parmën një javë më parë dhe kërkojnë të mbajnë këtë ecuri edhe ndaj Bolonjës.

Të dy ekipet kanë vetëm një pikë diferencë në renditje.

Në mesfushë rreshtohen Kesi, Benaser e Bonaventura, ndërkohë që Suso e Çalhanoglu mbështesin Piontekun në majën e sulmit.  

 Live/ Bolonja-Milan 0-1

bandicam 2019-12-08 21-00-42-142 on Vidnews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco