Arsenali pa trajner, zbulohen alternativat për stolin e ‘Topçinjve’

Arsenali pa trajner, zbulohen alternativat për stolin e ‘Topçinjve’

21:01, 08/12/2019

Skuadra e ‘Topçinjve’ është ende pa trajner.

Drejtori sportiv i Arsenalit, Edu, ka piketuar legjendën franceze të klubit, Patrick Vieira, për të marrë timonin e skuadrës.

Aktualisht Vieira është trajner i ekipit të Ligue 1, Nice, dhe po kalon një sezon negativ në kampionatin francez ku renditet e 13-ta në tabelë, me shtatë fitore dhe tetë humbje.

Trajneri francez i ka shkelur syrin Arsenalit dhe pak kohë më parë, ku u shpreh: “Ju e dini, një klub në të cilin keni kaluar nëntë vite, është e vështirë të mos rikthehesh”.

Por Vieira nuk është i vetmi, pasi Mikel Arteta është një tjetër alternativë për stolin e “Topçinjve”.

Drejtori sportiv Edu preferon që Patrick Vieira të marrë drejtimin e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco