Gol në frymën e fundit/ Teuta 'harron' tërmetin dhe mposht ‘Ujqërit e Dëborës’

Gol në frymën e fundit/ Teuta 'harron' tërmetin dhe mposht ‘Ujqërit e Dëborës’

18:53, 08/12/2019

Sapo është mbyllur ndeshja e javës se 14-të në Superiore, mes Teutës dhe Skënderbeut, ku fitues ka reazultuar ekipi i ‘Djemve të Detit’.

Në sekondat e fundit të sfidës, me një roveshatë të bukur dhe me një devijim të pavullntshëm nga Bruno Dita, Lorenco Vila mposhti gardianin Koliçi, duke i dhënë fitoren 1-0 Teutës, përballë Skënderbeut.

Ky ishte goli i parë i Vilës në Superiore me fanellën e Teutës dhe një gol shumë i rëndësishëm, pasi i dha tri pikë të arta ekipit durrsak.

Teuta me këtë fitore ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vend të pestë, po aq sa ka Laçi, një vend më lart.

Ndërsa Skënderbeu i drejtuar nga Ilir Daja, mbetet në kuotën e 20 pikëve, në vend të 7 të renditjes.  

gol lorenco vila 1-0 on Vidnews.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco