Juventusi zhgënjen përballë Lazios së Strakoshës

Juventusi zhgënjen përballë Lazios së Strakoshës

22:46, 07/12/2019

Lazio ka bërë befasinë e madhe duke mposhtur Juventusin.

Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-1 në “Olimpico” përballë bardhezinjve në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A.

Në minutën e 25’ të ndeshjes, Cristiano Ronaldo arriti t’i kalojë në avantazh “Zonjën e Vjetër”, ndërsa pak para fundit të ndeshjes, Lazio arriti ta barazojë rezultatin përmes Luiz Felipe.

Gjatë pjesës së dytë Juventusi u godit edhe një herë në minutën e 69-të, kur Juan Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.

Pesë minuta pas këtij kartoni të kuq, Sergej Milinkovic-Savic e shënoi golin e fitores, ndërsa më vonë Ciro Immobile gaboi nga pika e penalltisë.

Lazio e vulosi këtë fitore në minutën e pestë të kohës shtesë, kur Felipe Caicedo shënoi për skuadrën vendase.

Pas kësaj fitore, Lazio mban vendin e tretë me 33 pikë të brumbulluara, ndërsa Juventusi qëndron në vendin e dytë me kuotën e 36 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

xhixhi07/12/2019 23:20

Ka Komen e mare mortja kado qe shkon tersi mu ne byq osht qelbsina

FILANTROPI DT. 7 dhjetor 201907/12/2019 23:20

I nderuar syri. net. Jua patëm thënë opinionin tonë para disa ditësh në lidhje me JUVENTUSIN. Me Sarrin trajner nuk ka për të fituar asnjë trofe. Skema të dështuara gjatë lojës. Me një RONALDO të madh por gjatë lojës i vetmuar...Me një HIGUAIM të dëbuar nga shumë skuadra por që Sarri bëri një gabim fatal që e morri me vete nga ÇELSI. Dhe ja sonte mori një shuplakë të rëndë nga LACIO duke u mundur 3:1

Shto koment

Denonco