‘Kam mangësi në stërvitje...’/ Ahmataj analizon: Ja arsyeja e humbjes së Tiranës

‘Kam mangësi në stërvitje...’/ Ahmataj analizon: Ja arsyeja e humbjes së Tiranës

19:45, 07/12/2019

Tirana regjistroi një tjetër humbje duke i kompromentuar ndjeshëm objektivat që 24 herë kampionët e vendit kanë këtë sezon.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 1-3 nga Kukësi. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i Tiranës, Ahmataj, foli për humbjen të cilën ia “faturoi” dëmtimeve të shumta.

“Është shumë e vërtetë që dëmtimet na penalizuan. Nuk mund të bënin ndërrime të tjera. Jemi detyruar të prisnim deri në fund për ndërrimin e tretë. Të humbësh 2 lojtarë të rëndësishëm është shumë.

"Presionin e rezultatit e vuajnë lojtarët. Funksionon çdo gjë në minutat e para. Jemi më të kthjellët, pastaj çdo gjë sfumohet. Ndoshta nuk kanë edhe gjendjen fizike të duhur. Po aktivizojmë edhe lojtarët e akademisë. Kemi shumë dificite. Karabeci nuk ishte i gatshëm pasi ishte me temperaturë", tha ai.

Gjendja fizike – Lojtarë të veçantë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë mangësi në stërvitje. Kjo ndikon në minutat e lojës dhe në vazhdim. Gjendja fizike e lojtarëve ndikon në rendimentin e lojës.

Problemet dhe ndryshimet – Ishim të detyruar që me ata lojtar të përfundonim ndeshjen. Gabimet individuale na çuan në marrjen e penalltisë. Skuadra e vuan pjesën e rezultatit, kjo ndikon shumë në anën psikologjike.

Zëvendësimet – Kishim mundësi të tjera për ta rregulluar skuadrën dhe për ta forcuar. Bathën e kemi lëvizur sepse na penalizuan dëmtimet. Në qarkullim dilnim si 3-4-3. Lojtarët e mbrojes harruan që duhet të krijonin distancën në momentet e caktuar. Kur skuadra zbaton detyrat kemi krijuar raste dhe kemi shënuar. Nuk do ishin këto zëvendësimet, po mos kishim dëmtime. Mucci ishte një alternativë për sulmues të dytë.

Pse ishin të frikësuar lojtarët? Po ta shikoni lojën, tërheqje pafund mbrapa, ndërkohë që detyrat ishin para. Vajtja me vonesë nëpër presingje, sjell që kundërshtari të shfaqet me fytyrë nga porta dhe të jetë e vështirë dalja. Duhet kohë që t’i bindësh lojtartët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco