Kukësi ngjitet në vendin e dytë, fiton me përmbysje përballë Tiranës

Kukësi ngjitet në vendin e dytë, fiton me përmbysje përballë Tiranës

18:44, 07/12/2019

Kukësi ka marrë një fitore me përmbysje 3-1 përballë Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë e Juljan Ahmatajt, e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Hasani në minutën e 10-të.

Verilindorët reaguan gjatë pjesës së dytë duke shënuar 3 gola të shpejtë me autorë Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn.

Pas kësaj fitore, Kukësi ngjitet në vendin e dytë me vetëm 1 pikë diferencë nga kryesuesit e Partizanit, kurse Tirana ka përfunduar në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Teutën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco