VIDEO/ Nuk mjafton super goli i Kovacic, Chelsea humbet ndaj Everton

VIDEO/ Nuk mjafton super goli i Kovacic, Chelsea humbet ndaj Everton

15:50, 07/12/2019

Everton fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Chelseat në shtëpi, ndeshjen kjo e vlefshme për javën e 16-të në Premier League.

Ishin vendasit ata që hapën sfidën, Richarlison shënoi për skuadrën e tij në minutën e pestë. Pas kësaj, “Blutë e Londrës” u hodhën në sulm, duke kërkuar golin e barazimit, por pa sukses. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa  Calvert-Lewin shënoi golin e dytë për Evertonin, në minutën e 49’.

Pas tre minutash, Kovaçiç ngushtoi diferencën, duke shënuar një suoergol për Chelsean. Pas kësaj ekipi i Lampard u hodh tërësisht në sulm, për të gjetur golin e barazimit, por kur të gjithë prisnin golin e barazimit, shënoi Evertoni.

Në minutën e 84’, ishte përsëri Calvert-Lewin që shënoi golin e tretë, duke i siguruar fitoren ekipit të tij. Pas kësaj ndeshje, Chelsea renditet në vendin e 4-t me 29 pikë, ndërsa Evertoni me këtë fitore renditet në vendin e 14 me 17 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco