Superiore/ Partizani humbet në Ballsh, Vllaznia thellon krizën e Luftëtarit

Superiore/ Partizani humbet në Ballsh, Vllaznia thellon krizën e Luftëtarit

15:37, 07/12/2019

U luajtën dy nga tre sfidat e ditës së sotme në Superiore.

Pas dy humbjesh radhazi, Bylisi mposhti Partizanin me rezultatin 2-1.

Ballshiotët shënuan shumë shpejt (6), ku pas goditjes së Ndrecës, topi u devijua nga Belica dhe përfundoi në rrjetë. Mirëpo kryeqytetasit arritën të reagonin dhe me anë të Bardhit(26) arritën që të barazonin  rezultatin.

Për golin e fitores mendoi sulmuesi Guindo në minutën  e 54-t. Me triumfin e sotëm, ballshiotët e Dovedan u ngjitën në vendin e dytë në kuotën e 23 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Partizanit.

Si të mos mjaftonte kjo humbje, trajneri Lerda nuk do të ketë në dispozicion për derbin ndaj Tiranës dy mesfushorët Broja dhe Telushi për shkak kartonësh.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Gjirokastër, Vllaznia fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Luftëtarit.

Malota ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën e Vllaznisë, në minutën  e 85-të. Ndërsa Gilman Lika vulosi fitoren në minutën e dytë të shtesës.

Nuk ishte aspak një fitore e lehtë për shkodranët, që vuajtën deri sa erdhi goli i parë.

Kështu Vllaznia ka shkuar në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Luftëtari është në një pozitë shumë të vështirë, pasi ndodhet në vendin e nëntë me 8 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco