Rikthehet Superiorja/ Nis me një minutë heshtje dhe me shirita të zi në krah

Rikthehet Superiorja/ Nis me një minutë heshtje dhe me shirita të zi në krah

11:55, 07/12/2019

Pas tërmetit tragjik që goditi vendin tonë, Kategoria Superiore rikthehet sot për të luajtur tre ndeshjet e para. Sigurisht pas asaj traume të kaluar futbollistët do ta kenë të vështirë të përqendrohen në fushën e lojës.

Mirëpo atyre do t’ju duhet që të luajnë edhe për tifozët, pasi shkallët e stadiumit pritet të jenë të mbushura duke qenë se shumë klube kanë njoftuar se përfitimet nga biletat do të shkojnë për ndihma.

Siç ka ndodhur edhe në kampionatet e ndryshme në rajon, edhe në Shqipëri natyrisht që klubet do të solidarizohen me tragjedinë e 26 nëntorit.

Të gjitha ndeshjet do të nisin me një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti teksa, në krah do të kenë edhe nga një shirit të zi.

Java e 14 e Superiores duhej të luhej fundjavën e shkuar por gjendja e rëndë që kaploi Shqipërinë, bëri që të mos flitej më për futboll.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco