Real Madrid do të luajë ne fanellat e gjelbra në shtëpi, ja shkaku

Real Madrid do të luajë ne fanellat e gjelbra në shtëpi, ja shkaku

11:24, 07/12/2019

Real Madrid pret sot në shtëpi Espanyolin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të në La Liga.

Madrilenët do të kërkojnë me patjetër fitoren për të ruajtur hapin e Barcelonës, e cila do të luaj në mbrëmje ndaj Mallorcas.

Por duke shkelur traditën, “Los Blancos” nuk do të veshë fanellat e bardha. Sot në “Bernabeu” ata do të paraqiten me fanellat e gjelbra.

Madrilenët kanë zgjedhur të veshin fanellat e gjelbra si akt solidariteti me lëvizjen e ndryshimit të klimës, pasi në kryeqyteti spanjoll do të zhvillohet samiti i KB ‘COP 25’ për ndryshimin e klimës, e cila fillon ditën e sotme dhe zgjasë deri më 13 dhjetor.

Kjo iniciativë është pjesë e mbështetjes së klubit për inciativën e Castellana Verde dhe është në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Nuk është hera e parë që Real Madrid kanë treguar mbështetje për shkaqet mjedisore. Në verë, klubi ka prezantuar një fanellë të krijuar me 100 për qind riciklime të plastikave të oqeanit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco