Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Futbollisti i momentit në Brazil, Gabigol i ‘shkel syrin’ Liverpoolit: Është skuadër te e cila të gjithë duan të luajnë!

Futbollisti i momentit në Brazil, Gabigol i ‘shkel syrin’ Liverpoolit: Është skuadër te e cila të gjithë duan të luajnë!

10:28, 07/12/2019

Gabriel Barbosa ose i njohur ndryshe si Gabigol, është duke shkëlqyer në Brazil me Flamengon, teksa me dopjetën e tij, skuadra fitoi Kupën Libertadores.

Forma e treguar nga sulmuesi brazilian ka rënë në sy të shumë skuadrave evropiane, mirëpo vetë futbollisti në një intervistë për “The Sun” ka shprehur dëshirën për të luajtur në Premier League me skuadrën e Liverpool.

“Më pëlqen që të luaj me Firminon te ekipi Kombëtar apo ndoshta edhe te Liverpooli. Është një futbollist shumë i mirë dhe e admiroj. Liverpooli është skuadër te e cila të gjithë duan të luajnë por nuk është koha tani për të folur.

Do të përfundoj Botërorin për klube dhe më pas do të shoh për të ardhmen sepse më përfundon kontrata. Në Europë kam mësuar shumë, por tani jam më i rritur dhe 2019 ishte një vit magjik për mua”, u shpreh Gabigol.

Kujtojmë që 25 vjeçari është në pronësi të Interit dhe në janar pritet të largohet nga Flamengo për t’iu bashkuar ekipit italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco