Conte: Publiku duhet të na mbështesë dhe ndihmojë sepse...

Conte: Publiku duhet të na mbështesë dhe ndihmojë sepse...

09:00, 07/12/2019

Trajneri i Interit, Antonio Conte pas barazimit me Lazion ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

Conte tha se lojtarët luajtën shumë mirë, por shpërdoruan shumë raste.

Rastet?  “Krijuam shumë kundër një skuadre të pozicionuar mirë në fushë dhe merita u shkon e gjitha lojtarëve që dhanë gjithçka. Duhet të shënonim, rastet i patëm dhe të pastra, pati edhe disa gabime të tyre të diktuara nga presingu ynë, rrezikuam edhe me mesfushorët, duhet të tregoheshim më agresivë përpara portës, por nuk mund t’u kërkoj më shumë lojtarëve, dhanë gjithçka”.

Tifozët? “San Siro” nuk u tregua shumë i butë me lojtarët, mbi të gjithë me Lazaron. Conte nuk është dakord: “Publiku duhet të na mbështesë dhe ndihmojë sepse është një moment shumë i ndërlikuar për skuadrën. Sot (dje) në disa ndalesa të gabuara pati disa vërshëllima, ky fakt nuk është pozitiv dhe nuk na ndihmon. 

Barcelona? Të martën sfidohet Barcelona, në një duel për t’u fituar për të kaluar në 1/8-at e Champions-t. “Duke parë një video është e lehtë të thuash se ushtrojmë presing me kurajë. Në Barcelonë e bëmë për 60 minuta, por shpërdoron energji, nuk është vetëm çështje kuraje, por edhe sa benzine ke në këmbë. Po luajmë me vazhdimësi, rrugës ka vështirësi, por do të përpiqemi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco