Tevez: Gjithmonë kam menduar për Boca Juniors, madje edhe kur po përgatitesha për...

Tevez: Gjithmonë kam menduar për Boca Juniors, madje edhe kur po përgatitesha për...

23:41, 06/12/2019

Carlos Tevez ka patur vetëm një skuadër në mendje gjatë gjithë karrierës futbollistike.

Bëhet fjalë për Boca Juniors, skuadra e vendlindjes së tij. Madje Tevez  e kishte mendjen tek skuadra argjentinase edhe në finalen e Ligës së Kampioneve që skuadra e tij Juventus e humbi përballë Barcelonës.

 “Boca është jeta ime, kur isha në formën më të mirë dhe po përgatitesha për finalen kundër Barcelonës, mendoja vetëm si të kthehesha në “Bombonera”. Më kërkonin Atletico Madrid dhe Bayern Munich, por e ndjeja që duhej të kthehesha në shtëpi.

I thashë presidentit Agnelli në fillimin e atij sezoni se do të paraqitesha shumë mirë, që do të thyeja gjithçka, por se në fund të vitit do të dëshiroja të kthehesha te Boca. Ai më kuptoi. Dua të vazhdoj me Boca Juniors, qofte edhe për të mbajtur materialet e stërvitjes. Nuk dua të shkoj në asnjë vend tjetër, dua të tërhiqem nga futbolli me këtë fanellë, nuk kam asnjë lloj motivimi tjetër. Nëse më kërkon Reali, do t’i them që dua të qëndroj te Boca”, ishin fjalët e sulmuesit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco