Atletico Madrid ndalet dhe nga Villareal, sulmi mbetet ‘shterpë’

Atletico Madrid ndalet dhe nga Villareal, sulmi mbetet ‘shterpë’

23:20, 06/12/2019

Atletico Madrid nuk po arrin të fitojë në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Simeone u ndal në barazim 0-0 në ndeshjen e luajtur ndaj Villareal në transfertë.

Pas barazimit 1-1 ndaj Granadës dhe humbjes 0-1 ndaj Barcelonës, kjo ishte ndeshja e tretë për madrilenët pa fitore.

Villarreal pati shumë raste të rrezikshme, por vetëm në pak prej tyre u desh ndërhyrja e portierit Oblak.

Atletico ia besoi gjithçka talentit Joao Felix, i cili ishte më aktiv se kurrë në këtë takim, por nuk ishte i saktë para portës.

Me këtë barazim, Atletico e sheh veten në vendin e gjashtë të renditjes, me 26 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco