Dy klube në Premier League duan Ousmane Dembele

Dy klube në Premier League duan Ousmane Dembele

21:56, 06/12/2019

Ousmane Dembele është shumë pranë largimit nga Barcelona.

Sulmuesi francez që nga ardhja e tij në katalunjë, më shumë ka qëndruar në infermieri se sa në fushë.

Mirëpo kjo nuk e ndalon Dembele që të bëj pjesë në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane. Dhe në fakt, sipas asaj që raporton "El Desmarque", 22-vjeçari mund të transferohet në Premier League.

Ish agjenti i tij, kur Dembele ishte pjesë e Borussia Dortmund tregon se lojtari ka nisur bisedimet me Chelsea dhe Manchester City. Negociatat janë në periudhë fillestare, teksa akordi mund të arrijë që në merkaton e janarit.

Shifrat mbeten enigmë, por besohet se Barcelona do ta lejojë sulmuesin që të largohet në formulën e huazimit me të drejtë shitje në fund të sezonit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco