Gjendet akordi, Bernard Berisha firmos një kontratë të re me Akhmat Grozny

Gjendet akordi, Bernard Berisha firmos një kontratë të re me Akhmat Grozny

18:55, 06/12/2019

Bernard Berisha do të luaj dhe për tre vite të tjera në Rusi. 28 vjeçari ka gjetur dakordsinë  me drejtuesit e Akhmat Grozny dhe ka firmosur kontratën e re.

Berisha u transferua te Grozny në vitin 2017 dhe që atëherë ka qenë një titullar fiks për pjesën më të madhe të ndeshjeve, duke luajtur si mesfushor i majtë, apo edhe si sulmues krahu. Kjo periudhë përkoi edhe me ftesat nga përfaqësuesja e Kosovës, për të cilën Berisha deri tani ka luajtur 13 ndeshje.

Te skuadra çeçene janë të lumtur me paraqitjet e Berishës e për këtë arsye, i kanë propozuar atij rinovimin e marrëveshjes, me futbollistin që ka pranuar dhe shumë shpejt, gjatë pushimit të fundvitit, do të zyrtarizohet edhe firma në kontratë.

 “Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një akord për të firmosur për 3 vite”, tha drejtori i përgjithshëm i Akhmat, Akhmed Ajdamirov, për 28-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco